Navalny dënohet me 30 ditë burgim për protestat kundër Putinit - Bota Sot
Navalny dënohet me 30 ditë burgim për protestat kundër Putinit

Evropë

E hënë, 21 maj 2018

Navalny dënohet me 30 ditë burgim për protestat kundër Putinit

Më: 15 maj 2018 Në ora: 19:01
Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny.

Një gjykatë në Moskë ka urdhëruar që politikani opozitar rus, Aleksei Navalny të mbahet në burg për 30 ditë për shkak të protestave të organizuara kundër presidentit rus, Vladimir Putin.

Në vendimin e 15 majit, Gjykata ka thënë se Navalny ka shkelur në vazhdimësi rregullat për organizimin e tubimeve publike.

Gjykata po ashtu pritet të shpallë vendimin edhe për rastin e dytë administrativ në të cilin Navalny akuzohet për refuzim të bashkëpunimit me policinë.

Ai mund të përballet me 15 ditë tjera burgim për këtë shkelje administrative.

Navalny është ndaluar gjatë një marshi në Moskë më 5 maj, duke kundërshtuar mandatin e katërt të Putinit si president rus.

Ai ishte liruar disa orë më vonë, mirëpo i ishte ndaluar largimi nga Moska derisa të merrej vendim për rastet e tij.

“Ata më kanë dhënë 30 ditë dhe ‘gjykimi’ është duke vazhduar ende”, ka thënë Navalny në një postim në Twitter.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test