Zvicra me inteligjencë artificiale për azilkërkuesit

Evropë

Zvicra me inteligjencë artificiale për azilkërkuesit

Më: 15 maj 2018 Në ora: 09:00
Ilustrim

Qeveria zvicerane po synon që përmes inteligjencës artificiale të vendosë se cili është vendi më i përshtatshëm për qëndrimin e azilkërkuesve.

Nga shtatori, 1 mijë aplikantë që kanë plotësuar kërkesën për azil do të vendosen në kantone të ndryshme, duke përdorur një algoritëm të krijuar nga Universiteti i Stanfordit në Amerikë.

Ky pilot projekt, mundëson që në vend që aplikantët të vendosen në mënyrë të rastësishme, ata të vendosen në kantone ku është përllogaritur se kanë më shumë mundësi që të gjejnë punë, raportojnë mediat zvicerane.

Deri më tani, vetëm 15 për qind e azil kërkuesve kanë arritur që të gjejnë punë. Ky program kompjuterit synon që këtë shifër ta dërgojë në 30.

Algoritmi llogarit kantonin më të mirë për secilin aplikant, në bazë të disa faktorëve- dukë përfshirë moshën, vendin e origjinës, gjininë, dhe gjuhën.

Në projekt do të përfshihen vetëm azil kërkuesit që kanë mundësitë më të mira për të fituar qëndrimin në Zvicër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat