Eksperiment në Itali?

Evropë

Eksperiment në Itali?

Më: 15 maj 2018 Në ora: 08:53
Presidenti i shtetit Mattarella nuk i ka dhënë ende bekimin e tij aleancës që do të krijoië qeverinë në Itali, aleancës së Ligës së djathtë dhe lëvizjes Pesë Yje, populiste e majtë

Koalicioni mes të djathtëve dhe populistëve të majtë në Itali një eksperiment unik, jo vetëm aty, por edhe më gjerë.

Presidenti i shtetit Mattarella nuk i ka dhënë ende bekimin e tij aleancës që do të krijoië qeverinë në Itali, aleancës së Ligës së djathtë dhe lëvizjes Pesë Yje, populiste e majtë. Të dy partitë morën në zgjedhjet e 4 marsit rezultate të mira dhe shumë të mira.

Eksperiment unik

Një koalicion mes tyre do të ishte një eksperiment unik, jo vetëm në Itali, por edhe më gjerë: Do ishte një eksperiment, në të cilin të dy formacionet nuk do të duhej të bënim më shumë se sa të protestonin me zgjedhësit dhe të ngushëllonin për zhgënjimin ndaj "establishmentit politik”.

Image

Atyre do t'u duhet të tregojnë nëse janë të aftë të mësojnë, pra të qeverisin. Sepse, kudo ku kanë qeverisur partitë apo lëvizjet e këtij kombinimi, rezultati ka qenë i dobët- zhgënjimi i madh.

Pushteti i tregjeve financiare

Nëse qeveria e përbërë nga Lega dhe Pesë Yjet do të nxjerrë një program që ve në rrezik financat e shtetit dhe ul besueshmërinë e Italisë në BE, atëherë ajo do e ndjejë shpejt erën e ftohtë të tregjeve financiare. Nëse Mattarella nuk do e kishte bërë të qartë më parë, se me të nuk do ketë largim nga BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat