Ekstremi i djathtë italian vë kushte për të qeverisur

Evropë

Ekstremi i djathtë italian vë kushte për të qeverisur

Më: 14 maj 2018 Në ora: 21:24
Ekstremi i djathtë (Liga)

Ekstremi i djathtë (Liga) vendosi sot kushtet e saj në çështjet e luftës kundër imigracionit dhe në raportet me Bashkimin Evropian, për të krijuar një qeveri unioni me Lëvizjen Pesë Yjet (L5Y, antisistem).

“Meqenëse jemi duke shkruar atë që do të jetë programi i qeverisë për pesë vitet në vijim, është e rëndësishme për ne që ta bëjmë sa më mirë, për këtë arsye kemi kërkuar disa ditë më shumë”, deklaroi Luigi Di Maio, shefi i L5Y-së, në përfundim të një takimi prej 45 minutash me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, njofton ATSH.

“Nëse do të shkojë në qeveri, dua të bëjë atë që i kam premtuar italianëve”, theksoi ai, duke garantuar se në çastin që sondazhet e nxjerrin në rritje, partia e tij nuk i trembet një rikthimi në zgjedhje në rast dështimi të bisedimeve.

Ai kërkoi gjithashtu që Liga t’i ketë duart e lira për të luftuar kundër imigracionit klandestin dhe të garantojë sigurinë e qytetarëve, në veçanti nëpërmjet një liberalizimi të mbrojtjes legjitime.

“Mbi Bashkimin Evropian, italianët kanë votuar që ne të shkojmë në Bruksel dhe Strasburg për të vënë në qendër çështjen e punësimit të italianëve, të dinjitetit të punës, të mbrojtjes së bujqësisë, të ‘Made in Italy’, të peshkimit”, deklaroi shefi i Ligës dhe shtoi se qeveria do të vihet në rrugë, nëse ka mjetet të veprojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat