Franca dhe Gjermania rrisin presionin mbi Poloninë

Evropë

Franca dhe Gjermania rrisin presionin mbi Poloninë

Më: 14 maj 2018 Në ora: 18:56
Ilustrim

Gjermania dhe Franca kanë rritur presionin mbi Poloninë për t’i dhënë zgjidhje shqetësimeve evropiane në lidhje me shtetin e së drejtës në vend, pasi zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans i bëri thirrje ministrave që të vendosin se si do të procedojnë kundër Varshavës kur të takohen herën tjetër, më 26 qershor.

Brukseli dhe Varshava kanë qenë në mosmarrëveshje për më shumë se dy vite, që kur partia nacional-konservatore Ligj dhe Drejtësi (PiS) erdhi në pushtet dhe filloi një seri reformash, përfshirë një rishikim të gjyqësorit duke përfshirë shumë influencë politike, sipas kritikëve.

Në dhjetor, Komisioni Evropian aktivizoi një proces zyrtar paralajmërues të paprecedentë, duke përdorur një mjet politik që i mundëson Bashkimit Evropian t’i heqë Polonisë të drejtën e votës, ndonëse Hungaria ka kërcënuar me veto çdo lëvizje të tillë.

“Përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet kanë sjellë progres javët e fundit, por kjo nuk është mjaftueshëm se kërcënimi i vazhdueshëm kundër shtetit të së drejtës është hequr”, deklaroi sot Timmermans pas një takimi të ministrave të BE-së në lidhje me Çështjet Evropiane dhe zhvillimet e fundit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat