Pavlopulos: Fillimisht revizion të kushtetutës e më pas anëtarësim në Nato dhe BE

Evropë

Pavlopulos: Fillimisht revizion të kushtetutës e më pas anëtarësim në Nato dhe BE

Më: 13 maj 2018 Në ora: 21:16
Prokopis Pavlopulos

Për integrim të IJRM-së në Nato dhe BE është e nevojshme zgjidhje për emrin e për këtë si parakusht është revizioni i kushtetutës dhe eleminimi i iredentizmit, kështu ka thënë presidenti grek Prokopis Pavlopulos në fjalimin e tij drejtuar qytetarëve pasiqë është shpallur qytetarë nderi në komunën e Peonisë.

"Ekziston një mënyrë që të shkohet përpara si integrim i IJRM-së në Nato dhe BE, fillimisht është e nevojshme revizion i kushtetutës një gjë që sinjalizon respektim të Greqisë, BE dhe Nato ndaj përparimit dhe sundimit të tërësishëm të të drejtës", ka thënë Pavlopulos.

Presidenti grek duke folur në 100 vjetorin e fitores së Greqisë në sfidën ndaj Skra, Kukush por edhe në kohën e luftërave ballkanike ka thënë se 'nga njër anë kryesisht edhe të panevojshme kanë dokumentuar karakterin grek në Maqedoni e në anën tjetër e kanë përqeshur secilën propagandë të pashije'.

Mesazhi i presidentit grek vjen më pak se 24 orë pas raundit të ri të bisedimeve mes dy ministrave të jashtëm Dimitrov dhe Kocias me negociatorin Metju Nimic dhe takimit zyrtarë mes dy kryeministrave në Sofje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat