May: Britania dhe partnerët e saj të përkushtuar për marrëveshje nukleare

Evropë

May: Britania dhe partnerët e saj të përkushtuar për marrëveshje nukleare

Më: 13 maj 2018 Në ora: 20:38
Theresa May

Britania dhe partnerët e saj evropianë dëshirojnë të mbajnë marrëveshje nukleare me Iranin, ndërsa Teherani zyrtar duhet të vazhdojë të përmbushë detyrimet e tij të përcaktuara me marrëveshje, tha kryeministrja britanike Theresa May në një bisedë telefonike me presidentin e Iranit, Hassan Rouhani.

“Të dy liderët janë pajtuar për rëndësinë e dialogut midis dy vendeve dhe janë të kënaqur për takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Irakut në Bruksel të enjten", njofton Kabineti i kryeministres britanike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat