Vendosin bomba në bankomate, por...

Evropë

Vendosin bomba në bankomate, por...

Më: 13 maj 2018 Në ora: 19:31
"Plodine"

Qytetarët e Rijekës në Kroaci që jetojnë pranë qendrës tregtare "Plodine" u tmerruan nga një shpërthim i cili ka shkatërruar katër bankomate.

Sipas mediave kroate, ATM nga "Privredna banka Zagreb", "Erste banka", "Zagrebacka banka" dhe "Hrvatska postanska banka" janë dëmtuar nga shpërthimi dhe se sipas të dhënave të fundit, paratë nuk arritën të dilnin jashtë nga kasetat.

Tash për tash dyshohet se prapa këtij sulmi qëndron ndonjë grup hajnash që kishin për synim vjedhjen e  parave, por që këtë nuk kishin arritur ta bënin.

Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat