Erdogan nis vizitën në Britani të Madhe

Evropë

Erdogan nis vizitën në Britani të Madhe

Më: 13 maj 2018 Në ora: 16:55
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka nisur vizitën e tij tre-ditore në Britani të Madhe duke vlerësuar vendin  si “një aleat dhe një partner strategjik, por gjithashtu një mik të vërtetë".

Para nisjes nga Stambolli, Erdogan e quajti Britaninë “partner strategjik dhe aleat” dhe tha se do të diskutojë ceshtjet bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare.

Një ndër këto cështje janë edhe zhvillimet me Qipron, ku Turqia dhe Britania veprojnë si garantues si dhe një plan të përbashkët në Lindjen e Mesme, në vecanti në Siri, Irak dhe Iran.

Erdogan theksoi se takimet do të fokusohen në marrëdhëniet tregtare mes Turqisë dhe Britanisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat