Lucky, qeni që i futi në burg dy shqiptarët në Gjermani

Evropë

Lucky, qeni që i futi në burg dy shqiptarët në Gjermani

Më: 13 maj 2018 Në ora: 13:57
Lucky

Mediat shkruajnë për një qen të forcave policore në gjermani, që është kthyer në simbol në luftën kundër trafikut të drogës. Ato i referohen dy rasteve të fundit, ku në vendin e quajtur Montabaur qeni Lucky kontrolloi disa makina që vinin nga Holanda dhe arriti të gjejë më shumë se pesë kilogramë heroinë, kokainë, një pistoletë dhe municione.

Qeni i forcave policore në gjermani i solli shumë fat të keq dy shqiptarëve, pasi që nga kontrolla e këtij qeni në veturën e tyre kapi drogën që po bartnin dhe i futi ata në burg

Rasti i parë: Është kapur një portugez 48 vjeçar. Lucky hipi në veturë dhe gjeti menjëherë drogën.

Rasti i dytë: Një veturë tjetër e ardhur nga Holanda, e drejtuar nga dy shqiptarë, 20 dhe 25 vjeç, qeni policor arriti të gjejë pistoletë dhe dhjetë fishekë. Mes tjerash edhe 200 gram kokainë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat