Sulmuesi i Parisit me prejardhje nga Çeçenia, para sulmit kishte thirrur “Allahu ekber”

Evropë

Sulmuesi i Parisit me prejardhje nga Çeçenia, para sulmit kishte thirrur “Allahu ekber”

Më: 13 maj 2018 Në ora: 09:45
Paris

I dyshuari i sulmit të mbrëmshëm në Paris është i lindur më 1997 dhe është i lindur në Republikën ruse të Çeçenisë.

Ai të shtunën ka vrarë me thikë një burrë 29 vjeçar dhe ka lënë të lënduar katër të tjerë, para se të qëllohej për vdekje nga policia franceze, shkruan BBC.

Dëshmitarët kanë treguar se ai gjatë sulmit kishte thirrur “Allahu ekber” (Zoti është më i madhi).

Më pas Shteti Islamik – ISIS ka njoftuar se njëri prej ushtarëve të tij ka kryer këtë sulm.

Sipas raportimeve të mediave franceze i dyshuari nuk ka pasë të kaluar kriminale, ndërkaq në lidhje me rastin janë marrë prindërit e tij për t’u intervistuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat