Tmerr në Londër/ 20 vjeçarja sulmohet me acid në autobus

Evropë

Tmerr në Londër/ 20 vjeçarja sulmohet me acid në autobus

Nga: S.R Më: 8 maj 2018 Në ora: 17:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një grua në të 20-tat e saj u desh të zhvendoset në rrugë në Londër sot që të mbrohej nga zjarrfikësit pasi u sulmua me acid.

Viktima, emri i së cilës ende nuk është bërë i ditur thuhet se është sulmuar me një substancë gërryese në një autobus afër stacionit të trenit në Brixton para dëshmitarëve të cilët kanë mbetur të tmerruar, transmeton në shqip gazeta ''Bota sot''.

Image

Policia është duke e kërkuar personin që besohet ta ketë kryer këtë sulm që e kishte  "në shënjestër" vajzën i cili më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Pronari i një dyqani ka thënë për HuffPost UK se gruaja u largua nga autobusi duke bërtitur ‘’sulm me acid’’ dhe hyri në dyqan. Ajo  kishte marr një shishe me ujë nga frigoriferi për ta derdhur në fytyrë.

Ajo u dërgua në spital dhe nuk wshtw nw rrezik pwr jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat