Në Rumani arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte

Evropë

Në Rumani arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte

Më: 6 maj 2018 Në ora: 21:30
Ilustrim

Në Rumani është arrestuar Stevan.B, shtetas i Serbisë për të cilin është lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar ndaj popullatës civile në vitin 1991.

Siç shkruan agjencia rumune Agerpress ai është arrestuar të shtunën në portin e quajtur  Galas në Danub me rastin e kontrollit të dokumenteve të ekuipazhit të anijes që po lundronin nën flamurin serb.

Policia rumune ka sqaruar se me rastin e kontrollimit të dokumenteve  kanë zbuluar se ermi i Stevan B. është i regjistruar  në urdhrat e Interpolit ku kërkohet arrestimi dhe ekstradimi i tij pasi që duhet të merret në pyetje për krimet e luftës që i ka kryer në  vitin 1991.

Mediat rumune kanë bërë të ditur se idyshuari është i lindur në Kroaci dhje se ka qenë pjesëtar i formacioneve paramilitare që dyshohen se kanë kryer krime ndaj civilëve kroatë dhe hungarezë në Kroaci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat