Tre meshkuj janë dërguar me urgjencë në spital pas një sulmi të dyshuar me acid në rrugët të Londrës këtë mëngjes.
Oficerët e policisë u telefonuan në orën 5.20 të raportojnë se tre persona ishin plagosur me një ‘substancë të dëmshme’.
“Të tre viktimat, 17 vjeç, 22 dhe 27 vjeç, u morën me ambulancë për të marrë trajtim urgjent”, njoftoi policia metropolitane.
Sipas Dailymail, nuk është bërë akoma asnjë arrestim, ndërsa hetimet vazhdojnë.