Pas pranverës rikthehet dimri, çmendet moti në Britani

Evropë

Pas pranverës rikthehet dimri, çmendet moti në Britani

Më: 30 prill 2018 Në ora: 14:15
Britani

Shira të dendur, era të forta dhe i ftohtë jashtë normales për sezonin, pritet që të godasin disa pjesë të Britanisë së Madhe, duke bërë që autoritetet të paralajmërojnë për përmbytje në disa zona.

Sipas BBC, disa shërbime trenash në juglindje të Anglisë janë anuluar. Pritet që të ketë shira të dendur dhe era të forta në jug dhe lindje të Anglisë përgjatë gjithë ditës së hënë.

Meteorologët paralajmërojnë që disa vende mund të përballen me më shumë shi në një ditë të vetme, se çmund të kenë parë në një 1 muaj të tërë.

Agjencia e Mjedisit nxori 31 alarme për përmbytje, që do të thotë se nëpër gjithë vendin rreziku është i lartë.

Sipas autoriteteve pritet që të jetë përgjithësisht mot i ftohtë për këtë periudhë të vitit, me temperatura që arrijnë vlerën maksimale 6-7 gradë në disa zona, por do të jetë shumë më ftohtë për shkak të erës dhe shiut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat