Marrëdhënia me Rusinë, Stoltenberg: Jemi para një gjendjeje të veçantë

Evropë

Marrëdhënia me Rusinë, Stoltenberg: Jemi para një gjendjeje të veçantë

Më: 28 prill 2018 Në ora: 06:21
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Aleanca po përballet me një gjendje të veçantë në marrëdhëniet me Rusinë.

Duke folur për gazetarët pas seancës së parë të takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s në selinë në Bruksel, tha se tema aktuale në seancën e parë kanë qenë marrëdhëniet me Rusinë dhe gjendja në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e veriut dhe se më pas do të diskutohet mbi Afganistanin.

Stoltenberg tha se NATO-ja vazhdon të mbajë në plan të parë politikën dhe parandalimit dhe dialogun në marrëdhëniet me Rusinë.

“Përballemi me një gjendje të veçantë në marrëdhëniet me Rusinë. Nuk jemi në periudhën e Luftës së Ftohtë, por as në periudhën e përpjekjeve për të ndërtuar një partneritet strategjik pas Luftës së Ftohtë”, tha shefi i NATO-s, duke shtuar se aleatët e NATO-s duhet të tregojnë se veprojnë në unitet dhe me vendosmëri ndaj Rusisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat