Beogradi merr masa ndaj zyrtarëve kroatë, nuk i lejon të hyjnë në Serbi

Evropë

Beogradi merr masa ndaj zyrtarëve kroatë, nuk i lejon të hyjnë në Serbi

Më: 26 prill 2018 Në ora: 16:26
Ilustrim

Qeveria e Serbisë sot mori vendim që ministrit kroat të Mbrojtjes Damir Krstiçeviq në të ardhmen të mos i lejohet hyrja në Serbi.

Vendimi është marrë si përgjigje ndaj notës së Ministrisë së Jashtme të Kroacisë për ndalimin e hyrjes së ministrit serb të Mbrojtjes Aleksandar Vulin në këtë shtet.

Ndryshe, mediat kroate më herët raportuan se ekziston mundësia e tërheqjes së ambasadorit të Kroacisë në Beograd, që do të ishte kriza më e madhe në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve që pas përfundimit të luftës në ish-territorin e Jugosllavisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat