Patriarku Rus, Ish Agjent i KGB-së

Evropë

Patriarku Rus, Ish Agjent i KGB-së

Më: 26 prill 2018 Në ora: 15:20
Kirill dhe Vladimir Putin

Patriarku i Rusisë, Kirill do të vizitojë të shtunën, Shqipërinë, ku do të takohet me Kryepeshkopin e Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Përveç Kryepeshkopit, Kirill do të takohet edhe me presidentin Ilir Meta, dhe me zyrtarë të lartë shtetërorë, kanë njoftuar mediat në Tiranë.

Sipas Media-ve dhe zyrtarëve evropianë, Kirili dyshohet se është një ish-agjent i shërbimit famëkeq sovjetik KGB-së, i afërt dhe vendas i Putinit ( Putini dhe Kirili kanë lindur në qytetin ish-Leningrad) si dhe akuzohet edhe për kontrabandë me cigare në formë të paligjshme, për ta rritur ndikimin dhe pushtetin e Putinit brenda Rusisë.

Sipas materialit nga arkivat sovjetike, të publikuara në media, Kirili ishte agjent i KGB-së (me nofkën Mikhailov). 

Këtë akuzë e ka pohuar në mars të këtij viti edhe zëvendëskryeministri bullgar Valeri, duke shtuar se “kjo është e dëshmuar”.

Zv.kryeministri bullgar Valeri Simeonov kishte thënë në një intervistë në transmetuesin publik bullgar, një ditë pasi Rusia lëshoi videon e komenteve të Kiril drejtuar Presidentit Roumen Radev gjatë vizitës së tij për festimin e Ditës së Çlirimit të Bullgarisë: “Kirili nuk zbriti nga qielli ... ai nuk është lajmëtari i Zotit ose i Jezu Krishtit. 

Kirill njihet si metropolit i cigareve të Rusisë.  

Lidhja e ngushtë mes shtetit dhe fesë në Rusi dhe vendet sllave vërehet haptas. Putini shoqërohet rregullisht nga hierarkikët e Kishës në veshje fetare në ngjarjet politike dhe është treguar se merr pjesë në ceremoni në të gjitha festat fetare.

Jeta private dhe fetare e Patriakut Kiril, është e lidhur me skandale të shumta, dhe të bën të kuptosh se biznesi dhe feja për Kirillin dhe vet Kishën Ruse janë e njëjta gjë. Në vitin 2012, Gazeta “Novaya Gazeta” botoi një artikull që i referohet dosjes së mbledhur nga gazetari Sergei Bychkov. Bychkov ka shkruar gjerësisht për përfshirjen e Kirillit në biznesin e duhanit. Asnjë nga artikujt e Bychkov nuk është hedhur poshtë, dhe Kirilli e ka pranuar vërtetësinë e shumë fakteve të mbledhura nga Bychkov.

Në vitin 1993, u krijua një grup financiar i quajtur "Nika", me pjesëmarrjen e Patriarkatit të Moskës. Zëvendëspresidenti i saj u bë Vladimir Veriga, në atë kohë drejtor komercial i Departamentit të Lidhjeve të Jashtme të Kishës (DECT), i cili drejtohej nga Metropolitani Kirill. Pas një viti u paraqitën dy komisione për ndihma humanitare, njëra e lidhur me qeverinë ruse që përcaktoi se "ndihmat humanitare" të liroheshin nga taksat dhe akcizat dhe tjetra lidhur me DECT, që shiste mallrat, duke përfshirë cigaret dhe alkoolin, tek strukturat tregtare. 

Një pjesë e madhe e “ndihmës humanitare” që u lirua nga taksat u shit nëpërmjet kanaleve të rregullta tregtare me çmimet ekzistuese të tregut.

Sipas shifrave nga komisioni qeveritar Rus për ndihmën humanitare të cituar nga “Novaya Gazeta”, vetëm në vitin 1996, DECT importonte tetë miliardë dollarë cigare. Kjo ishte një goditje serioze për baronët e duhanit të periudhës, të cilët ishin të detyruar të paguanin detyrimet dhe taksat e akcizës dhe, si rezultat, nuk mund të konkurronin me Kishën. Ky biznes u krye edhe përkundër faktit që Kisha Ortodokse konsideron se duhani është mëkat.

Drejtimi i tretë i aktiviteteve të Kirillit ishin produktet e detit. Sipas faqes, Portal-Credo.ru, i cili ndjek situatën e fesë në Rusi dhe e cila u citua nga Novaya Gazeta, gaforret Kamçatka dhe karkalecat u shpërndanë në shumën prej më shumë se 4.000 tonë përmes kompanisë "Region”. E njëjta thuhet se është themeluar nga Kiril.

Qëllimet e lidhjes Putin – Kishë 

Deutche Uelle ka ngritur pyetjen se nëse Kisha Ortodokse Ruse është bërë vegël politike e Putinit në raport me të drejtat e njeriut dhe githë politikën?   Kurse regjisorët Glen Elis dhe Viktoria Kolshina, të cilët kishin shkuar në Rusi për ta zbuluar lidhjen në mes të Putinit dhe Kishës Ortodokse Ruse, kanë thënë se “shumë kundërshtarë politikë të Putinit besojnë se mbështetja e zjarrtë që i japin njëri-tjetrit kontribuon në ngritje të konservatorizmit shoqëror e fetar, nacionalizmit intolerant dhe rritjes se kultit së vet Putinit”. 

Shumë mediet të tjera e akuzojnë klerin e Kishës Ortodokse Ruse se nxit frikë në mesin e besimtarëve të vet për afrimin e kataklizmës, dhe shenjtërimin e Putinit. 

Megjithatë, Putini dhe Kirilli vijnë nga shumë gjëra të përbashkëta prej nga vijnë dhe kanë synime të përbashkëta për të ardhmen. Ndërto, vlerësojnë analistët perëndimorë janë edhe mbajtja e pushtetit të Rusisë, keqpërdorimi i mirëqenies së nëpërkëmbur të qytetarëve rusë dhe vazhdimi i aferave financiare.

Kjo është vizita e parë e Patriarkut Rus  në Shqipëri.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat