Erdogan mban miting në Sarajevë?

Evropë

Erdogan mban miting në Sarajevë?

Më: 26 prill 2018 Në ora: 00:00
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pritet të mbajë një miting të madh në Sarajevë më 20 maj, shkruan "Jenisafak" turk.

Sipas këtij mediumi, Erdogan do të mbajë një tubim për 10,000 shtetas turq që jetojnë në Bosnjë, por që aty do të vijnë edhe nga vende të tjera evropiane.

Gjermania dhe Austria kanë ndaluar organizimin e tubimeve politike të Erdogan në këto shtete.

"Zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare mbahen në Turqi më 24 qershor dhe qeveria e tanishme në Turqi, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim është shumë e rëndësishme për të mbajtur një tubim parazgjedhor në një vend evropian, pasi vitin e kaluar Holanda dhe Gjermania ndaluan organizimin e konferencave me rastin e referendumit për ndryshimin e Kushtetutës në Turqi ", shkruan "Jenisafak".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat