Pas akuzave për vjedhje, dorëhiqet kryetarja e Madridit - Bota Sot
Pas akuzave për vjedhje, dorëhiqet kryetarja e Madridit

Evropë

E martë, 21 gusht 2018

Pas akuzave për vjedhje, dorëhiqet kryetarja e Madridit

Më: 25 prill 2018 Në ora: 16:50
Cristina Cifuentes

Kryetarja e rajonit të Madridit në Spanjë ka dhënë dorëheqjen pas akuzave për vjedhje supermarketi, vetëm pak javë pasi u akuzua se kishte falsifikuar diplomën e masterit.

Cristina Cifuentes e dënoi si një sulm personal publikimin e një videoje të vitit 2011, që shfaqte atë teksa i dorëzonte disa sende të vjedhura në supermarket, një roje sigurie.

Pretendohet se në atë vjedhje, ajo kishte marrë pa paguar dy kuti kremi antiplakje që kushtonin 40 euro.

Gjithashtu thuhet se 53-vjeçarja Cifuentes dorëzoi diplomën e masterit javën e kaluar, ku u zbulua se dy firmat e hedhura në dokument ishin falsifikuar.

Ajo tha gjatë një konference për shtyp të së mërkurës se, kishte planifikuar të dorëhiqej javën e ardhshme, por kishte vendosur ta bënte më herët në kundërpërgjigje të akuzave më të fundit të ngritura ndaj saj.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test