Deputetja ruse, që është në listë të zezë të SHBA-së, viziton Serbinë - Bota Sot
Deputetja ruse, që është në listë të zezë të SHBA-së, viziton Serbinë

Evropë

E mërkurë, 23 maj 2018

Deputetja ruse, që është në listë të zezë të SHBA-së, viziton Serbinë

Më: 25 prill 2018 Në ora: 14:41
Natalija Poklonskaja në vizitë në Serbi.

Deputetja e Dhomës së Ulët të Parlamentit rus, e zgjedhur në zgjedhjet në Krime, Natalija Poklonskaja, ndodhet për vizitë në Serbi, ku takoi anëtarët e Këshillit të Asamblesë së Serbisë për diasporën dhe serbët në rajon.

Poklonskaja, nga viti 2014 deri më 2016, ka qenë prokurore në Krime, pasi ky rajon ukrainas është aneksuar nga Rusia.

Për shkak të përfshirjes në krizën në Ukrainë, Poklonskaja, nga viti 2014, është në listën e zezë të Ministrisë së Financave të SHBA-së dhe të Bashkimit Evropian, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Autoritetet ukrainase e kanë futur Poklonskajën në listën e të kërkuarve, duke e akuzuar atë për "aktivitete për ndryshimin e dhunshëm të rendit kushtetues".

Beogradi zyrtar e trajton Krimenë si pjesë të Ukrainës dhe nuk e njeh aneksimin rus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test