Shpikësi danez dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e gazetares - Bota Sot
Shpikësi danez dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e gazetares

Evropë

E mërkurë, 23 maj 2018

Shpikësi danez dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e gazetares

Më: 25 prill 2018 Në ora: 13:47
Gjykata në Kopenhagë

Shpikësi danez, Peter Madsen, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e gazetares daneze, Kim Wall, në nëndetësen e tij.

Prokurorët thanë se Madsen e ka planfikuar vrasjen e 30-vjeçares duke e ngufatur ose duke i prerë fytin.

Mbetjet e saj trupore janë gjetur nga policia daneze më 21 gusht të vitit të kaluar, 11 ditë pasi gazetarja e ka intervistuar Madsenin në bordin e nëndetëses së tij.

Madsen, 47 vjeç, u dënua të mërkurën në një gjykatë në Kopenhagë.

Ai u shpall fajtor për vrasje me paramendim dhe sulm seksual.

Madsen e ka pranuar se e ka copëtuar trupin e gazetares dhe se e ka hedhur në det.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test