Fytyrat e Aushvicit: Horrori i Hitlerit i shprehur në fotografitë me ngjyra

Evropë

Fytyrat e Aushvicit: Horrori i Hitlerit i shprehur në fotografitë me ngjyra

Më: 24 prill 2018 Në ora: 12:53
Ilustrim

Tmerret e shkaktuara brenda kampeve të përqendrimit të Adolf Hitler janë të njohura, por një projekt i ri i fotografive ka hedhur dritë mbi njerëzit që qëndronin brenda porteve të Aushvicit.

Fotografja Marina Amaral ka nisur një projekt për të kujtuar Holokaustin në të tashmen. “Fytyrat e Aushvicit” i sheh të burgosurit e kampit të asgjësimit të sjellë përsëri në forumin publik me ngjyra të habitshme.

“Sfida më e madhe e këtij projekti është shtimi i ngjyrave në imazhet duke respektuar vlerën e tyre historike, si dhe viktimat”, tha Amaral. “Për këtë, Muzeumi i Kujtesës së Aushvicit është duke ndihmuar në këtë proces, duke më dërguar të gjitha informacionet e nevojshme që këto fotografi të restaurohen dhe tekstet që i shoqërojnë ato kanë vetëm informacion të saktë.”

Në vitin 2016, Amaral përdori kolorizimin digjital në një imazh të një 14-vjeçareje si e burgosur e Aushvicit. Czeslawa Kwoka ka vdekur në kampin e Aushvicit në vitin 1943, raporton “RT”.

“Duke parë direkt në kamera, sytë e saj tregojnë një histori frike dhe tmerresh që disa prej nesh, në kohët moderne, mund të kuptojnë ose të lidhen me përjetimet tona”, shkroi Amaral në faqen e saj të internetit. “Shprehja në fytyrën e saj nuk më ka lënë të qetë që prej herës së parë që e kam parë.”

Amaral ka fituar qasje në 40, 000 fotografi të burgosurve të kampit Aushvic.

Gazetari Seamus Bellamy është duke punuar në këtë projekt për të ndihmuar në përpilimin e kësaj historie.

Salomon Honig është një tjetër i burgosur i paraqitur në fytyrat e Aushvicit. Një çifut polak, ai u dërgua në Aushvic në vitin 1942. Ai u vra 13 ditë më vonë.

Fotografitë besohen se janë bërë ndërmjet viteve 1941-1943, të cilët përfaqësojnë vetëm 10 për qind të të burgosurve të kampeve të vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat