Tensione të reja Austri-Turqi

Evropë

Tensione të reja Austri-Turqi

Më: 23 prill 2018 Në ora: 23:04
Flamuri i Turqise

Tensione të reja u ngritën pasi kancelari austriak Sebastian Kurz njoftoi se Austria nuk do t'u lejojë politikanëve turq të bëjnë një fushatë parazgjedhore në vend.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dënoi këtë deklaratë të Kurz dhe tha se masat e marra nga Austria do të preknin vendin.

Ai i kërcënoi kundërshtarët e tij se do të paguante një "çmim të lartë" dhe theksoi se lufta e Turqisë për demokracinë nuk duhet të kufizohet.

Koalicioni qeverisës  - Partia Popullore (OVP) dhe Partia e Lirisë (FPO) – janë shprehur me këtë rast unike dhe kanë porositur Erdoganin se asnjë milimetër nuk do të tërhiqen nga  ndalesa.

"Fushatat zgjedhore turke nga politikanët në Austri janë të padëshirueshme dhe ne nuk do t'i lejojmë ata", njoftoi qeveria austriake.

Është deklaruar se baza e nevojshme ligjore tashmë është krijuar dhe se ka vite që udhëheqja turke po përpiqet të instrumentalizojë komunitetin turk në vende si Austria dhe Gjermania.

"Kjo është arsyeja pse konfliktet nga Turqia po hyjnë në BE dhe ne duam ta parandalojmë në të ardhmen", thotë qeveria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat