Vuçiq kërcënon Kroacinë, do t’ua kthejmë për Vulinin

Evropë

Vuçiq kërcënon Kroacinë, do t’ua kthejmë për Vulinin

Më: 23 prill 2018 Në ora: 21:52
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se ka më shumë gjasa që Beogradi zyrtar të marrë masa reciproke ndaj vendimit të autoriteteve kroate që ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin të shpallet person i padëshiruar.

“Ky vendim i Kroacisë ishte i ngutshëm, nervoz dhe nuk e kuptoj. Serbia si shtet sovran sigurisht se do të ndërmarrë masa reciproke. Për çfarë masash, vendimin do ta sjellë Qeveria serbe në seancën e saj të enjten”, tha Vuçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat