Bullgaria demanton Spanjën: As veto, as nënshkrim nga Ballkani

Evropë

Bullgaria demanton Spanjën: As veto, as nënshkrim nga Ballkani

Më: 23 prill 2018 Në ora: 17:56
Mariano Rahoy

Ambasadorët e 28 vendeve anëtare të BE, duke përfshirë edhe Spanjën, kanë nënshkruar draft-deklaratën, e cila pritet të pranohet në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje, transmeton Tanjug.

"Projekt-deklarata është miratuar edhe nga ambasadori i Spanjës në BE. Tash iu mbetet vetëm vendeve anëtare që ta pranojnë”, tha zëdhënësja e Presidencës së Bullgarisë pranë BE-së në Gjenevë, Genoveva Çervenakova.

Gazeta spanjolle El Pais sot më herët njoftoi se Spanja ka vendosur veto në këtë dokument, pasi siç thuhet, kryeministri Mariano Rahoy nuk dëshiron të vendosë nënshkrimin e tij në deklaratën së bashku me nënshkrimin e përfaqësuesit të Kosovës, të cilën Spanja nuk e njeh si shtet.

Çervenakova, megjithatë, ka demantuar këtë informacion, duke thënë se ambasadorët kanë miratuar projekt-Deklaratën dhe teksti tash u është dërguar vendeve të Ballkanit Perëndimor për konsultime.

Burimet diplomatike në Bruksel thonë se për shkak të kundërshtimit të kryeministrit spanjoll që të vë nënshkrimin e tij në tekstin e deklaratës së bashku me përfaqësuesin e Kosovës, ka ardhur deri te zgjidhja e kompromisit që deklarata të miratohet vetëm nga vendet anëtare të BE-së dhe jo në formatin 28+6 partnerët nga Ballkani Perëndimor

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat