Abdeslam dënohet me 20 vjet burgim për sulmin ndaj policëve në Bruksel

Evropë

Abdeslam dënohet me 20 vjet burgim për sulmin ndaj policëve në Bruksel

Më: 23 prill 2018 Në ora: 12:20
Saleh Abdeslam

Gjykata belge ka shpallur të fajshëm, Saleh Abdeslam, të dyshuarin kryesor të sulmit terrorist në Paris më 2015, duke dënuar me 20 vjet burgim në rastin me të shtëna drejt zyrtarëve policorë në Bruksel më 2016.

Vendimi i 23 prillit nuk është i lidhur drejtpërdrejt me sulmet që kanë lënë të vdekur 130 persona në Paris.

Abdeslam, 28 vjeçar dhe bashkëpunëtori i tij, Sofien Ayari, a 24- vjeçar janë dënuar me nga 20 vjet burgim për tentim-vrasje me të shtëna me armë zjarri drejt policisë belge dhe asaj franceze, gjatë bastisjeve të tyre në Bruksel më 15 mars 2016, transmeton rel.

Abdeslam është arrestuar më 18 mars të po atij viti, afër shtëpisë së familjes së tij në një lagje të varfër të Brukselit.

Ayari po ashtu është dënuar me 20 vjet burgim.

As Abdeslam, që aktualisht është në burg duke pritur gjykimin për sulmet në Paris më 2015, as Ayari nuk kanë qenë pjesë e gjykimit të sotëm në Bruksel.

Ende nuk dihet kur Abdeslam do të gjykohet për sulmet në Paris./Rel

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat