Duhej ta vriste Xhinxhiqin, tani del në liri

Evropë

Duhej ta vriste Xhinxhiqin, tani del në liri

Më: 22 prill 2018 Në ora: 23:05
Zoran Xhinxh

Edhe ai ishte anëtar i Beretave të Kuqe, sikurse edhe Legia, i cili e di se deri në vdekje do të mbetet në burg.

Zhelko Tojaga Zhmiga (47), ish-anëtar i Beretave të Kuqe, u lirua nga burgu pas vuajtjes së dënimit prej 15 vjetësh për vrasje në tentativë të kryeministrit serb Zoran Xhinxhiq në vitin 2003. Ai vuajti dënimin në burgun Zabel.

Tojaga, sipas mediave serbe, pas daljes nga burgu, është pritur nga miqtë e tij, transmeton KosovaPress.

Edhe pse ai u dënua me 30 vjet burg, Gjykata Supreme uli dënimin e tij me 15 vjet, pasi "Tojaga kishte marrë pjesë vetëm në vrasje në tentativë të Xhinxhiq në Beogradin e Ri".     

Plani ishte që së bashku me Zvezdan Jovanoviq të hapnin zjarr mbi kryeministrin, por ata e braktisën planin, pasi Jovanoviq tha se "do të ishte një masakër".

Më herët nga burgu i Mirovicës së Sremit ka dalë Sasha Pejakoviq Pele, pasi kishte vuajtur 8 vjet burg për të ndihmuar vrasësit e Xhinxhiq.

Në burg vazhdon të qëndrojë shefi i tyre, Milorad Ulemek Legia (45), i dënuar me 40-vjet heqje lirie, i cili sipas mediave serbe, ka frikë të madhe për shkak të familjes së tij, e cila me vite ka qëndruar jashtë vendit, por së fundit thuhet të jetë kthyer në Serbi.

Legia para gati një muaji kishte thënë se nëse do të ishte në liri, “për 24 orë do të mblidhte ish-kolegët nga forcat speciale dhe brenda 48 orëve do të çlironte Kosovën”  dhe pastaj serish do të kthehej në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat