BE dhe Meksika marrëveshje për një traktat të ri të tregtisë së lirë

Evropë

BE dhe Meksika marrëveshje për një traktat të ri të tregtisë së lirë

Më: 22 prill 2018 Në ora: 16:25
Phil Hogan dhe Ildefenso Guajardo Villarreal

Bashkimi Europian dhe Meksika njoftuan arritjen e një marrëveshjeje në parim për modernizimin e traktatit të tregtisë së lirë që ka drejtuar marrëdhëniet e tyre tregtare që prej vitit 2000.

“Çëshje teknike mbeten për t’u zgjidhur mes negociatorëve para finalizimit të marrëveshjes”, theksuan në një komunikatë të përbashkët komisionerët europianë, Cecilia Malmstrom (e Tregtisë) dhe Phil Hogan (i Bujqësisë) si dhe ministri meksikan i Ekonomisë, Ildefenso Guajardo Villarreal.

“Por, ky finalizimi pritet deri në fund të vitit”, sipas Komisionit Europian, që thekson se teksti do t’i paraqitet Parlamentit Europian dhe 28 shteteve anëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat