Çeki: Socialdemokratët do të rikthehen në bisedimet për koalicionin qeverisës

Evropë

Çeki: Socialdemokratët do të rikthehen në bisedimet për koalicionin qeverisës

Më: 21 prill 2018 Në ora: 13:40
Jan Hamacek

Socialdemokratët në Çeki thonë se do të rikthehen në bisedimet për formimin e koalicionit të ri qeverisës me lëvizjen populsite ANO të kryeministrit, Andrej Babis.

Kryetari i Socialdemokratëve, Jan Hamacek tha se Babis i ka ofruar partisë së tij pesë ministri, përfshirë edhe Ministrinë e Brendshme, një propozim, që sipas Hamecek është “i ndershëm”.

Çekia nuk ka pasur një Qeveri të qëndrueshme që prej zgjedhjeve të mbajtura në tetor. Në këto zgjedhje, fitoi Lëvizja ANO, por nuk arriti të fitojë shumicën në Dhomën e Ulët të Parlamentit.

Disa parti kanë thënë se nuk do të bashkëpunojnë me Babis, për shkak se ai përballet me akuza për mashtrim.

Babis, 63-vjeç është njeri i dytë më i pasur në Çeki. Ai ka në pronësi media, përfshirë dy prej gazetave më të mëdha në vend dhe një radio.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat