Refugjatët gjejnë një mënyrë të re për të shkuar në Gjermani

Evropë

Refugjatët gjejnë një mënyrë të re për të shkuar në Gjermani

Më: 21 prill 2018 Në ora: 09:48
Gjermani

Pas mbylljes së rrugës ballkanike, refugjatët sirianë po gjejnë një tjetër mënyrë për të shkuar në Gjermani. Ata blejnë lejet e qëndrimit të atyre që e kanë fituar azilin dhe kalojnë kufirin pa problem. Kjo ka bërë që Berlini të sugjerojë një tjetër zgjidhje.

Gjermania do të vendosë ekspertë të policisë së saj në të gjitha aeroportet e Ballkanit nga ku nisen fluturimet ajrore drejt saj, për shkak të falsifikimeve masive të identiteteve të refugjatëve të bllokuar në rrugën ballkanike. Kjo është deklaruar nga Ministri i brendshëm Scehofer pas takimit me Komisionerin Avramopulos.

Bëhet fjalë për dokumentet e azilkërkuesve me status të pranuar të azilit. Pranues të dokumenteve janë në të shumtën e rasteve sirianë të tjerë, të cilët janë në arrati dhe që me dokumentet e siguruara në këtë mënyrë, arrijnë më lehtë në Gjermani pa iu nënshtruar kontrolleve kufitare.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Policia Federale gjatë vitit 2017 ka zbuluar 554 raste në të cilat dokumentet valide janë përdorur për hyrje të palejuar në Gjermani.

Në treg janë edhe dokumente të lëshuara për refugjatët nga të Italia, Franca, Suedia, dhe Belgjika. Në një numër të vogël rastesh, sipas Zyrës Federale të Kriminalitetit, këto dokumente janë përdorur për të hyrë në Gjermani edhe nga persona të dyshuar si terroristë. Një leje qëndrimi në Gjermani është shitur deri në 1500 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat