“Çmendet” moti në Londër

Evropë

“Çmendet” moti në Londër

Më: 21 prill 2018 Në ora: 09:42
Londër

Temperatura rekord në kryeqytetin e Britanisë. Që prej gati 70 vitesh në Londër termometri nuk kishte arritur shifrën e 29 ­­gradëve. 

Shërbimi Meteorologjik e ka regjistruar këtë vlerë në Parkun St James në qendër të Londrës.

Temperatura mesatare për Mbretërinë e Bashkuar në Prill është 11.9 gradë Celsius. Por të dhënat e fundit tregojnë se në Britani janë shënuar vlera më të larta se në Spanjë e Itali, gjë që është e pazakontë.

Vala e të nxehtit vjen rreth një muaj pasi Britania e Madhe u përball me borën dhe akullin nga stuhia e quajtur “Bisha e Lindjes”.

Qytetarët kanë vrapuar në drejtim të parqeve për të shijuar rrezet e ngrohta të diellit. Meteorologët janë shprehur se vera ka ardhur jashtëzakonisht herët. 

Në fundjavë do të mbahet dhe maratona e Londrës dhe vrapuesve do t’u mundësohen kushtet e nevojshme për ta përballuar sa më mirë këtë valë të nxehti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat