Raportet Serbi-Kroaci para rrënimit, kryeministri kroat ‘godet’ kryeministren serbe

Evropë

Raportet Serbi-Kroaci para rrënimit, kryeministri kroat ‘godet’ kryeministren serbe

Më: 19 prill 2018 Në ora: 19:01
Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka folur pas incidentit të djeshëm të përdhosjes së flamurit kroat  nga lideri radikal  i Serbisë, Voisllav Sheshel.

Bërnabiq ka deklaruar se është ndjerë keq pas lajmërimit për ndërprerjen e vizitës së delegacionit kroat në Serbi, duke e quajtur madje edhe vendim të gabuar të palës kroate,  shkruan Danas.

Ajo ka treguar që në momentin e ndodhjes së incidentit ishte në makinë duke udhëtuar për në Shkup.

Menjëherë pas marrjes së  lajmit, Bërnabiq thotë se ka telefonuar kryeministrin kroat, Plenkoviç , por ai nuk i është përgjigjur.

Bërnabiq këtë e quan një sinjal të keq për Serbinë.

Sipas saj Serbia është e përkushtuar në ruajtjen e raporteve me Kroacinë, dhe thotë se është e rëndësishme që të gjithë e dënuan incidentin e përdhosjes së flamurit kroat.

Ndërkohë Sheshel sot ka reaguar përsëri, duke thënë se po fshihen fotografitë dhe videot ku ai shihet duke përdhosur flamurin kroat në hyrje të Kuvendit të Serbisë.

Nga Kuvendi serb thonë që kamerat e vendosura në objekt nuk e kanë kapur atë pjesë ku ishte vendosur flamuri kroat, pasi ndodhet në një kënd të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat