Londra shënon ditën më të ngrohtë në prill qysh në vitin 1949

Evropë

Londra shënon ditën më të ngrohtë në prill qysh në vitin 1949

Më: 19 prill 2018 Në ora: 18:52
Londër

Në disa pjesë të Londrës, temperaturat kanë kaluar 29 gradë Celsius të enjten, duke e bërë atë ditën më të nxehtë të prillit në gati 70 vjet.

Moti jashtëzakonisht i ngrohtë në gjithë Mbretërinë e Bashkuar është rezultat i presionit të ulët mbi Atlantik dhe i presionit të lartë mbi Evropën Perëndimore.

Shërbimi Meteorologjik regjistroi temperaturën prej 29.1 C në Parkun St James në qendër të Londrës.

Kjo thuhet të jetë dita më e nxehtë në Mbretërinë e Bashkuar në prill qysh në vitin 1949.

Temperatura mesatare për Mbretërinë e Bashkuar në prill është 11.9 C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat