“Sonnenkraft” nga Austria promovon produkte për energji falas

Evropë

“Sonnenkraft” nga Austria promovon produkte për energji falas

Më: 19 prill 2018 Në ora: 13:12
Tadej Mrak

Një kompani gjigande austriake “Sonnenkraft” po merr pjesë në panairin ndërkombëtar në Prishtinë, e cila në partneritet me kompaninë kosovare “Muqa solar company” po promovojnë panele solare për sisteme më të mira për energji solare, të pastër diellore duke mos e ndotur ambientin dhe duke kursyer shpenzimet e ngrohjes dhe energjisë.

Menaxheri i shitjeve në kompaninë “Sonnenkraft” Tadej Mrak tha se në Kosovë ka vullnet për rrugën drejt pavarësimit të energjisë dhe klima në Kosovë, sipas tij, është perfektë për asistencë solare.

Mrak në një intervistë për KosovaPress ka thënë se janë të nderuar që po mund ta festojnë 10 vjetorin e “Sonnenkraft” në tregun e Kosovës, bashkë me partnerin e tyre “Muqa solar company”.  

Mrak: Kosova 10 vjet shtet, ne po bëjmë gjithashtu 10 vjet në këtë rrugë të lirimit të energjisë

“Kosova është 10 vjet shtet i pavarur dhe ne po bëjmë gjithashtu 10 vjet në ketë rrugë të lirimit të energjisë se bashku me kompaninë dhe produktet të cilat ofrohen, sistemi që ofrohet po ndihmon njerëzit e Kosovës të vijnë në këtë rrugë  për pavarësimin e energjisë, kësisoj pavarësia e Kosovës çon tek pavarësia e energjisë, prandaj jemi të lumtur që ne mund të implementojmë në tregun e Kosovës, teknologjinë më të lartë, standartet kualitative me të larta në një treg prospektiv”, tha Mrak.

Sipas tij, zhvillim i tregut në Kosovë edhe pas 10 vitesh është i madh dhe siç tha ai po e shohin dallimin.

Mrak: Ka vullnet për pavarësim të energjisë
“Njerëzit e Kosovës janë shumë mirë të edukuar dhe kanë njohuri, ka vullnet për të shkuar në këtë rrugë të pavarësimit të energjisë, kështu që unë nuk dyshoj se në të ardhmen ne do të implementojmë sistemet tona në çdo shtëpi apo tek çdo banor i Kosovës”, ka thënë Mrak.
 
Menaxheri i shitjeve në “Sonnenkraft”, ka thënë se prodhimi me panel solar dhe jo me qymyr, është e ardhmja për fëmijët me një ambient të pastër. 

Mrak ka thënë se edhe vetëm 20 vjet të ardhshme mund të ketë prodhimtari të energjisë me qymyr, ndërsa pas kësaj periudhe nuk do të mbetet rrugë tjetër, përveç me panele solare.
 
Mrak: Prodhimtaria e energjisë me thëngjill, më së largu edhe 20 vjet

“Prodhimi i energjisë  me diell apo me qymyr, natyrisht që kjo ka një përgjigje shumë të thjeshtë, ne prodhojmë më panel solar dhe jo me qymyr, dhe mendoj që ne duhet të mendojmë për të ardhmen dhe për fëmijët tanë, ne duhet të mendojmë për ajër të pastër dhe të shijojmë natyrës e pastër bashkë me fëmijët tanë, prandaj ne duhet ti hyjmë kësaj rruge, është më e drejta dhe unë mendoj që në 10-15-20 vitet e ardhshme, nuk do të ketë qymyr më, në duhet ta bëjmë këtë, nuk ka rrugë tjetër… (e fundit) Klima në Kosovë është perfektë për asistencë solare, sepse ju keni me shumë se 290 ditë me diell, mund të jetë ftohtë gj atë dimrit, por ju keni shumë diell se dielli është i fortë, gjithashtu nëse mund të prodhoni një verë të mire patjetër që mund të prodhoni energji të mirë solare”, tha ai.
Mrak ka shtuar se praktikisht, janë prezent në të gjitha vendet e Evropës dhe janë shumë aktiv në Lindjen e Mesme, Afrikë, Australi, si dhe prezent në të gjithë botën.

 “Sonnenkraft” e cila po promovon produktet që nga dje në panair, është globale dhe janë kompani ndërkombëtare, që eksportojnë 70 përqind të produkteve të tyre, natyrisht Evropa e Mesme është tregu i tyre më i madh, është Austria, por po tentojnë t’i zgjerojnë produktet, shitjet në të gjithë botën.
 Partneri i tyre për Kosovë, “Muqa solar company” përmes produkteve të “Sonnenkraft” dhe partnerëve  tjerë mundëson që të përfitohet energji të pastër diellore, duke mos e ndotur ambientin dhe duke kursyer shpenzimet e ngrohjes dhe energjisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat