Dhjetëra të arrestuar në protestat antiqeveritare në Armeni

Evropë

Dhjetëra të arrestuar në protestat antiqeveritare në Armeni

Më: 18 prill 2018 Në ora: 16:36
Jerevan, 18 prill, 2018.

Mijëra armenë protestuan të mërkurën në Jerevan, për të kundërshtuar zgjedhjen e ish-presidentit Serzh Sarkisian kryeministër.

Udhëheqësi i opozitës, Nikol Pashinian, udhëhoqi turmën drejt zyrës së Sarkisianit dhe u zotua se do t'i zgjerojë bllokadat e ndërtesave kryesore qeveritare.

Policia i tha Radios Evropa e Lirë se ka arrestuar 66 protestues.

Partia Republikane e Armenisë, e cila udhëhiqet nga Sarkisian, i kërkoi Pashinianit të angazhohet në dialog, duke e paralajmëruar se "nuk është në rregull të vazhdojë të abuzojë me vullnetin dhe durimin politik të qeverisë".

Shtetet e Bashkuara u kërkuan të dyja palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin dhunën, ndërsa Rusia tha se ligjet nuk duhet të thyhen.

Protestat e reja u zhvilluan një ditë pasi parlamenti e votoi Sarkisianin për kryeministër, duke forcuar dominimin e vazhdueshëm të tij pas një dekade si president.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat