Burg i përjetshëm për 12 persona lidhur me grusht shtetin në Turqi

Evropë

Burg i përjetshëm për 12 persona lidhur me grusht shtetin në Turqi

Më: 17 prill 2018 Në ora: 22:12
Te arrestuarit

Bëhet e ditur se 12 nga 14 të akuzuarit e arrestuar me akuzën për "shkelje të kushtetutës" në rastin e "grushtshtetit" në Stamboll janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll ka shpallur vendimin e saj në lidhje me çështjen gjyqësore të zhvilluar sot në pallatin e drejtësisë në Stamboll.

Në këtë kuadër trupi gjykues me akuzat "përpjekje për të përmbysur rendin kushtetues duke përdorur forcë dhe dhunë", "përpjekje për të përmbysur kuvendin e Turqisë dhe për të penguar ushtrimin e detyrës", "kryerja e funksionit si drejtues në organizatë terroriste" dhe "anëtarësim në organizatë terroriste të armatosur" ka dhënë dënimin me burg të përjetshëm për 12 nga 14 të akuzuarit e arrestuar në lidhje me tentativën për grusht shteti nga organizata terroriste FETO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat