Rusia vendos për Sirinë: Inspektorët do të lejohen në Douma - Bota Sot
Rusia vendos për Sirinë: Inspektorët do të lejohen në Douma

Evropë

E martë, 24 prill 2018

Rusia vendos për Sirinë: Inspektorët do të lejohen në Douma

Më: 17 prill 2018 Në ora: 08:49
Siri

Rusia njoftoi se inspektorët e armëve kimike do të lejohen të vizitojnë zonën e sulmit të pretenduar në Douma, ku ekipi ndërkombëtar nuk ka mundur të hyjë deri më tani, edhe pse ndodhet në vend që prej ditës së shtunë.

Kur ndodhi ngjarja ne 7 prill, qyteti ne rajonin lindor të Ghoutas, ishte fortesa e fundit e rebeleve pranë Damaskut e përballej prej muajsh me zjarrin e artilerisë.

Tani, ai kontrollohet prej qeverise siriane dhe ushtrisë ruse. Dy bomba të mbushura me kimikate pretendohet të jenë lëshuar mbi Douma në një hark kohor prej disa orësh. Burime mjekësore vendase flasin për trupa të gjetur me gojën te mbushur me shkumë, lëkurën e çngjyrosur dhe djegie të korneas së syrit.

Zyrtare amerikane thonë se është arritur të merren kampione gjaku dhe urinë nga viktimat, të cilat rezultuan pozitivë për një gaz nervor dhe atë klorin.

Ishte ngjarja e 7 prillit ajo qe nxiti sulmin me raketa të SHBA, Britanisë dhe Francës ndaj shënjestrave qeveritare siriane. Damasku dhe Moska mohojnë të ketë pasur një sulm kimik, e Rusia flet për “inskenim”.

Inspektorët do të mbërrijnë në vendngjarje 11 ditë pas sulmit. Ata pritet të mbledhin dhe të marrin kampione të tjera, të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e substancës së përdorur, nëse ka pasur vërtet një të tillë. Por eksperti amerikan pranë këtij grupi shprehu shqetësimin se Rusia, që e ka vizituar vendin përpara tyre, mund të ketë ndërhyrë aty për të penguar hetimin.

Edhe pse ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov e hodhi poshtë si të pavërtetë një pretendim të tillë, dyshimet nuk janë të pakta. Orët e para të së martës ndërkohë, media shtetërore siriane njoftoi se mbrojtja ajrore e vendit iu përgjigj një sulmi me raketa mbi qytetin perëndimor të Homsit.

Raketat sipas saj shenjëstruan bazën ajrore të Shayrat, por nuk dihet se kush i ka lëshuar, në një kohe kur zëdhënësi i Pentagonit i tha Reuters-it se në zonë, nuk ka aktualisht aktiviteti ushtarak amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test