Çdo i katërti fëmijë nën 6-vjeç ka telefon të mençur

Evropë

Çdo i katërti fëmijë nën 6-vjeç ka telefon të mençur

Më: 16 prill 2018 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Telefonat e mençur kanë marrë botën që një kohë dhe atë me shpejtësi të madhe.

Pavarësisht se prindërit insistojnë, duke u nisur nga hulumtimet shkencore, se periudha ideale për telefonin e parë të mençur është mosha 11-vjeçare, në Britani të Madhe madje 25 për qind e fëmijëve nën 6-vjeç posedojnë telefon.

Përdorimi i telefonave të mençur nga fëmijët e kësaj moshe mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore. Në fakt, në hulumtimin e kryer nga musicMagpie tregon se fëmijët kalojnë mesatarisht 21 orë në javë në telefon të mençur.

Kjo është tri orë në ditë, gjë e cila nuk është e rekomandueshme. Për fëmijët nën moshën 6-vjeç rekomandohet që të përdorin telefonin vetëm një orë në ditë dhe dy orë shikim të ekranit televiziv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat