Rusia: Nuk do të ndërhyjë në misionin faktik në Douma - Bota Sot
Rusia: Nuk do të ndërhyjë në misionin faktik në Douma

Evropë

E martë, 24 prill 2018

Rusia: Nuk do të ndërhyjë në misionin faktik në Douma

Më: 16 prill 2018 Në ora: 15:48
Siri

Rusia tha të hënën se nuk do të ndërhyjë në punën e një misioni faktik që po heton një sulm të dyshuar kimik të javës së kaluar pranë kryeqytetit të Sirisë.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ka dërguar një ekip në Siri për të hetuar atë që ndodhi në Douma. Organizata mbajti një takim urgjent të hënën në Hagë për të diskutuar për situatën.

Britania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara thonë se forcat e presidentit sirian Bashar al-Assad ishin përgjegjëse për përdorimin e armëve kimike në Douma, akuza që Siria dhe Rusia i mohojnë. Të tre aleatët perëndimorë nisën sulmet e koordinuara të shtunën që goditën disa qendra të lidhura me programin kimik të Sirisë.

Sekretari i Jashtëm britanik Boris Johnson tha të hënën se sulmet ishin "pikërisht ajo që duhej bërë".

"Kam frikë se lufta siriane në shumë mënyra do të vazhdojë në mënyrën e saj të tmerrshme dhe të mjerueshme, por bota po thotë se përdorimi i armëve kimike ka shkuar aty ku nuk mban më", tha Johnson.

Ai komentoi ndërsa ministrat e jashtëm evropianë u mblodhën për të diskutuar për situatën në Siri. BE-ja përsëriti dënimin e saj për përdorimin e armëve kimike në Siri, duke përfshirë edhe sulmin më të fundit të raportuar, dhe tha se mbështet punën e hetuesve ndërkombëtarë të armëve kimike.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini gjithashtu tha se ekziston një nevojë e qartë për të nxitur rindërtimin e një procesi paqësor të udhëhequr nga OKB-ja. Ajo i bëri thirrje Rusisë dhe Iranit të përdorin ndikimin e tyre si aleatë të presidentit sirian Bashar al-Assad për të "filluar diskutime serioze dhe kuptimplote nën kujdesin e OKB-së në Gjenevë".

Gjithashtu të hënën, Shtetet e Bashkuara pritet të shpalosin sanksione të reja kundër Rusisë. Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley tha për rrjetin CBS News se masat do të "shkonin drejtpërdrejt tek çdo lloj kompanie që ka të bëjë me pajisjet që lidhen me përdorimin e armëve kimike nga Assadi".

Në një intervistë tjetër me kanalin Fox News, Haley paralajmëroi presidenti sirian se Shtetet e Bashkuara do të nisin sulme të reja kundër qeverisë së tij, nëse ai kryen një sulm tjetër me armë kimike./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test