May pritet t’i drejtohet Parlamentit lidhur me sulmet në Siri

Evropë

May pritet t’i drejtohet Parlamentit lidhur me sulmet në Siri

Më: 16 prill 2018 Në ora: 10:45
Kryeministrja britanike, Theresa May gjatë një paraqitje të mëparshme në Parlamentin britanik

Kryeministrja britanike, Theresa May sot pritet të përballet me ligjvënësit britanikë. Ajo do t’ju shpjegojë atyre vendimin për të kryer sulme ajrore në Siri, pa miratimin e Parlamentit.

Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Franca të shtunën kanë goditur caqe në Siri, në përgjigje ndaj një sulmi të dyshuar kimik në Duma, ku u vranë dhjetëra persona.

Parlamenti britanik rifillon sot punën, pas pushimit pranveror. Ligjvënësit nuk janë konsultuar para sulmit në Siri, raporton AP.

Qeveria britanike, megjithatë, ligjërisht nuk është e obliguar që të marrë miratimin e Parlamentit për sulme ajrore, por rëndom për veprime të tilla merr qëndrimin e ligjvënësve.

May pritet t’u thotë ligjvënësve se sulmet ajrore ishin “në interesin kombëtar të Britanisë”, dhe janë kryer për të ndalur vuajtjen nga sulmet kimike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat