Gjukanoviq: Ne jemi një koalicion i pamposhtur - Bota Sot
Gjukanoviq: Ne jemi një koalicion i pamposhtur

Evropë

E enjte, 26 prill 2018

Gjukanoviq: Ne jemi një koalicion i pamposhtur

Më: 15 prill 2018 Në ora: 23:20
Millo Gjukanoviq

Presidenti i ri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, tha se kanë përmbushur premtimin dhe fituan raundin e parë.

Ai beson se fitorja nënkupton mbështetjen e rrugës së Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

"Jam i bindur se nuk do t'i humbim pritjet e qytetarëve dhe se në pesë vitet e ardhshme do ta bëjmë këtë hap përfundimtar", tha Gjukanoviq në ndërtesën e qeverisë së vjetër.

Ai tha se e vlerëson entuziazmin, besnikërinë dhe angazhimin e qytetarëve dhe se është i lumtur të kuptojë se në këtë mënyrë do të çojë në një jetë më të mirë edhe pse kanë probleme në jetën e përditshme.

Ai falënderoi DPS dhe partnerët e koalicionit dhe tha se ata ishin "një koalicion i pamposhtur".

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test