Vujanoviq pret që Mali i Zi të bëhet pjesë e BE-së - Bota Sot
Vujanoviq pret që Mali i Zi të bëhet pjesë e BE-së

Evropë

E shtunë, 21 prill 2018

Vujanoviq pret që Mali i Zi të bëhet pjesë e BE-së

Më: 15 prill 2018 Në ora: 20:20
Presidenti aktual i Malit të Zi, Filip Vujanoviq

Presidenti aktual i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ka thënë se dëshiron që gjatë mandatit të pasardhësit të tij Mali i Zi të anëtarësohet në bashkimin Evropian.

Ai ka thënë në Podgoricë se është shumë i kënaqur që sot ka votuar për herë të fundit si president i Malit të Zi.

Ai ka thënë se pret që në të ardhmen të ketë më shumë investime, vende pune, paga dhe pensione më të mira, por edhe më shumë suksese në planin ekonomik, transmeton KosovaPress.

“Dëshiroj të shpreh kënaqësinë që në mandatin tim Mali i Zi  riktheu shtetësinë dhe hyri në NATO, dhe përfaqëson partnerin e BE-së. I dëshiroj pasuesit tim që Mali i Zi në mandatin e tij të hyjë në BE dhe të arrijë gjithçka që ka premtuar dhe që është projeksion i veprimtarisë së tij shtetërore", tha Vujanoviq.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test