Britania dhe Rusia përballen edhe në futboll

Evropë

Britania dhe Rusia përballen edhe në futboll

Më: 5 prill 2018 Në ora: 12:31
Ilustrim

Klubi londinez i futbollit Arsenal do të përballet me CSKA Moskën në çerekfinalen e Ligës Evropiane.

Ndeshja zhvillohet sonte në stadiumin Highbury të Londrës, ndërsa loja kthyese do të mbahet javën e ardhshme në Moskë.

Përballja në futboll vjen në kohën e tensioneve të larta diplomatike midis Britanisë dhe Rusisë, pas helmimit të një ish-spiuni rus në Sallsbëri të Anglisë.

Londra ka thënë se është gati e sigurt se Moska qëndron prapa sulmit të 4 marsit me agjent nervor kundër Sergei Skripalit dhe vajzës së tij, Yulia.

Autoritetet ruse i kanë hedhur poshtë akuzat.

Dy vendet i kanë pezulluar kontaktet në nivel të lartë, ndërsa dhjetëra shtete i janë bashkuar Britanisë në dëbimin e mbi 150 diplomatëve rusë, si hakmarrje për helmimet.

Rusia po ashtu ka dëbuar diplomatë perëndimorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat