Rusia kërkon largimin edhe të 50 diplomatëve të tjerë britanikë

Evropë

Rusia kërkon largimin edhe të 50 diplomatëve të tjerë britanikë

Më: 1 prill 2018 Në ora: 07:22
Rusi

Rusia i ka kërkuar Britanisë së Madhe të largojë edhe 50 diplomatë të tjerë britanikë, bën të ditur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Sacharova të shtunën për agjencinë e lajmeve, Reuters. Njoftimi i është dhënë ambasadorit britanik, Laurie Bristow të premten në Moskë. Qeveria britanike duhet të vendosë tani, se cilët përfaqësues të shërbimit diplomatik apo administrativ duhet të largohen.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme britanike e cilësoi veprimin jashtëzakonisht për të ardhur keq. Qeveria ruse reagoi me këtë pas dëbimit të shumë diplomatëve rusë nga më shumë se 20 vende perëndimore. Qeveria në Londër akuzon Rusinë, se qëndron pas sulmit me gaz nervor në fillim të muajit në Britaninë e madhe. Rusia e mohon të ketë përfshirje. Ky vend ka kërkuar të kontaktojë vajzën e Skripal, si qytetare ruse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat