Pas helmimit me lëndë nervore, vajza e agjentit rus po shërohet

Evropë

Pas helmimit me lëndë nervore, vajza e agjentit rus po shërohet

Më: 30 mars 2018 Në ora: 00:52
Yulia Skripal dhe e bija

Yulia Skripal, vajza e agjentit rus Sergei Skripal, po përmirësohet me shpejtësi dhe nuk është më në gjendje kritike, kanë bërë të ditur punonjës nga spitali që e trajton atë.

Ajo dhe babai i saj u shtrinë për trajtim gati katër javë më parë, pasi u ekspozuan ndaj një sulmi me lëndë nervore në Salisbury të Britanisë së Madhe.

Sipas BBC, vajza e Sergei Skripal tashmë është e vetëdijshme dhe ka folur.

Megjithatë, z. Skripal mbetet në një gjendje kritike por të qëndrueshme theksohet në raport nga Spitali i Qarkut Salisbury.

Mjekët thanë se znj. Skripal, “i është përgjigjur mirë trajtimit, por vazhdon të trajtohet në kujdes klinik të specializuar 24 orë në ditë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat