NATO dëbon shtatë diplomatë rusë

Evropë

NATO dëbon shtatë diplomatë rusë

Më: 27 mars 2018 Në ora: 16:12
NATO

NATO dëboi sot shtatë diplomatë rusë në lidhje me helmimin e ish-agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal, deklaroi sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg.

NATO gjithashtu bllokoi edhe akreditimin e tre diplomatëve të tjerë rusë.

Aleanca e Atlantikut Verior u bashkohet kështu dhjetëra shteteve të tjera që kanë dëbuar ditët e fundit një numër të konsiderueshëm diplomatësh rusë, ku veçohen Britania e Madhe me 23 dhe SHBA me 48.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat