Sondazh: 84 për qind e serbëve nuk e duan anëtarësimin në NATO

Evropë

Sondazh: 84 për qind e serbëve nuk e duan anëtarësimin në NATO

Më: 26 mars 2018 Në ora: 09:59
Ilustrim

Kjo sipas një sondazhi të kryer në prag të 19 vjetorit të bombardimit të forcave ushtarake serbe nga aleanca e NATO-s.

Ky sondazh i kryer nga organizata joqeveritare e quajtur Instituti për Çështje Evropiane, po ashtu ka nxjerrë në pah se 62 për qind e serbëve nuk do te pranonin kërkim faljen e NATO-s për ndërhyrjen e vitit 1999.

Përderisa një e treta nuk do të pranonin kërkim falje, 7 për qind e tyre u shfaqën të pa vendosur në këtë pyetje.

10 për qind janë pro anëtarësimit në NATO, kurse 6 për qind nuk janë të vendosur sa i përket bashkimit me aleancën veri-atlantike.

Siç raporton b92, në pyetjen se çka shkaktoi ndërhyrjen e NATO-s, 17 për qind thanë se kjo erdhi nga politikat e Slobodan Milosheviqit, 15.2 për qind ishin të mendimit se ndërhyrja erdhi për shkak të interesave të SHBA-së dhe Perëndimit, kurse 12.6 për qind thanë se kjo u bë “që serbët etnikisht të pastrohen nga Kosova”, përcjell KosovaPress.

Dy të tretat e qytetarëve kundërshtojnë çdo lloj të bashkëpunimit në mes të Serbisë dhe NATO-s, kurse 26 për qind e të anketuarve- kryesisht më të edukuar, e mbështesin bashkëpunimin.

Sondazhi u realizua në datat 16-20 mars, me pjesëmarrjen e 1 mijë e 203 serbëve nga i gjithë vendi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat