Bie mbështetja për presidentin francez Macron

Evropë

Bie mbështetja për presidentin francez Macron

Më: 22 mars 2018 Në ora: 19:03
Emmanuel Macron

Duke shprehur se ka rënë niveli i besimit të popullit ndaj presidentit Macron dhe qeverisë, në lajm thuhet se 77 për qind e popullsisë mendojnë se këto politika shkaktojnë përçarje

Sipas një sondazhi të opinionit publik, 74 për qind e popullit në Francë, mendojnë se presidenti Emmanuel Macron po ndjek politikë të padrejtë, transmeton AA.

Radio Europe 1 lajmëroi për rezultatet e studimit të agjencisë franceze për hulumtime strategjike dhe studime të opinionit publik “Elabe”.

Duke shprehur se ka rënë niveli i besimit të popullit ndaj presidentit Macron dhe qeverisë, në lajm thuhet se 77 për qind e popullsisë mendojnë se këto politika shkaktojnë përçarje.

Sipas hulmtimit, niveli i francezëve të cilët mbështesin planin e masave ekonomike dhe të reformave të cilat kanë shkaktuar greva dhe protesta gjatë periudhave të fundit, ka mbetur në 35 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat