Panik në qiell: Aeroplani francez bën manovër të dyshimtë, Italia i vë pas dy “Eurofighter”

Evropë

Panik në qiell: Aeroplani francez bën manovër të dyshimtë, Italia i vë pas dy “Eurofighter”

Më: 22 mars 2018 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Momente frike janë ngjallur në zonën e Bergamos në Itali, pasi u dëgjuan zhurma të forta, sipas dëshmitarëve që raportonin në rrjetet sociale.

Jehona u ndje qartë edhe në Milano e Brescia. Por ato që shkaktuan zhurmën ishin dy avionë të Forcave Ajrore Eurofighter që gjëmonin një avion ajror francez që kishte kryer një manovër të dyshimtë. Avioni kishte humbur kontaktin me radio.

Alarmin në qiellin italian e përhapi fluturimi i AirFrance AF671A dhe që drejtohej për në Paris. Gjatë fazës së fluturimit mbi Valle d’Apsta, avioni zhvilloi një manovër të paparashikuar.

Për këtë arsye urdhri për ndjekje u dha nga Forcat Ajrore Italiane kur dy Eurofighter u nisën për të kapur avionin francez.

Por gjithçka u sqarua pasi AirFrance që shkaktoi alarmin ushtarak mbi qiellin italian, zbuloi se kishte një problem teknik me sistemet e radios.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat